Ukraina dërgon punonjës shpëtimi në Turqi

Një ekip punonjësish të urgjencës ukrainase janë nisur për në Turqi, për ta ndihmuar vendin në gjetjen e njerëzve që kanë mbetur nën rrënoja. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka theksuar se ata kanë përvojë të përshtatshme në trajtimin e fatkeqësive natyrore

Pamje të ekipit të kërkim-shpëtimit Ukrainas në Turqi (Fotografia e huazuar nga Reuters)

Një ekip punonjësish të urgjencës ukrainase janë nisur për në Turqi, për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe pastrimit nga tërmeti atje.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar të martën se specialistët ukrainas kanë përvojë të përshtatshme në trajtimin e fatkeqësive natyrore.

Ekipi përbëhet nga pothuajse 90 punëtorë shpëtimi dhe përfshin 10 qen të kërkim-shpëtimit të cilat janë të trajnuar për të gjetur njerëzit e zhdukur, kështu ka thënë shefi i policisë kombëtare, shkruan BBC.

Ekipe të tilla kanë dërguar edhe vendet e tjera, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që pësuan nga tërmeti që goditi të hënën Turqinë.

Ndërsa, shifrat e fundit të përditësuara nga shteti turk tregojnë se afro 9 mijë e 400 persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit në Turqi e Siri.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika