Qeveria turke do të japë 10 mijë lira për çdo familje të prekur nga tërmeti

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vizituar qytetin më të goditur nga tërmeti, Kahramanmaraş. Ai ka njoftuar se Qeveria e Turqisë ka planifikuar të ndajë ndihma financiare prej 10 mijë lirash, për çdo familje të prekur nga tërmeti

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në zonën më të goditur nga tërmeti, kështu kanë bërë të ditur nga presidenca turke.

Në qytetin Kahramanmaras, Erdogan ka mbajtur një konferencë të drejtpërdrejtë për media, ku ka njoftuar se për familjet e prekura nga tërmeti do të jepet ndihma financiare prej 10 mijë lirash.

“Bashkë me vlerësimin e dëmeve do të japim mbështetjen tonë specifike për familjet. Ne kemi ndarë një buxhet të caktuar nga Ministria e Financave. Me vlerësimet e dëmeve ne kemi planifikuar shifrën 10 mijë, që do të lehtësojë çdo familje gjatë këtij procesi. Këtyre familjeve si qeveri do t’iu dorëzojmë nga 10 mijë lira”, ka deklaruar ai.

Shumë qytetarë kanë shprehur zemërim nga mungesa e dukshme e reagimit të qeverisë, duke u vonuar në ndihma ndaj personave të ngujuar.

Erdogan gjatë konferencës për media ka thënë se ka pasur disa vështirësi në ditën e parë, “Situata u dominua në ditën e dytë dhe sot”.

“Tërmeti goditi qendrën e 10 provincave tona. Në Kahramanmaraş, ky tërmet hodhi hapin e parë nga këtu. Pas kësaj, dallgët u bënë në 10 provincat tona. Fatkeqësisht, numri i të vdekurve është 8 mijë e 574, numri i të lënduarve 49 mijë e 133. Numri i objekteve të shkatërruara është 6 mijë e 444. Qytetarët e mi kanë treguar durim deri më tani dhe do ta tregojnë sërish”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, presidenti turk ka thënë se së bashku me ministrat e qeverisë në të gjitha krahinat turke, janë duke koordinuar operacionet, dhe sipas tij, Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit do të kryejë punimet e largimit të mbeturinave.

Ai ka njoftuar edhe se kanë zhvilluar bisedime me hotele në vende si Antalia, Alania dhe Mersin, për t’i strehuar banorët.

“Ne jemi të gatshëm t’i vendosim qytetarët tanë në hotelet e këtyre provincave nëse dikush shfaq dëshirën për të qëndruar në hotelet këtu. Tani kemi arritur një kapacitet shumë serioz. Ata mund të mos jenë të kënaqur me çadrat. Nëse ata thonë po për t’u vendosur në hotele, ne do të mobilizojmë duke i vendosur ata atje”, ka thënë Erdogan.

Ndërkaq, sipas tij, ka pasur një problem në aeroporte dhe në rrugë, e po ashtu, ai ka thënë se kanë probleme të vogla me karburant.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika