Gruda pas kërkesës së ministres Haxhiu: Këtë gjë është absurd ta bëjë edhe një person laik në drejtësi e lëre më një ministre e Drejtësisë

Pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje prokurorit të çështjes që të tërhiqet nga aktakuza kundër saj për hudhjen të gazit lotsjellës, ka reaguar Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje  prokurorit të çështjes që të tërhiqet nga aktakuza kundër saj për hudhjen të gazit lotsjellës në Kuvend, të premten e 10 shkurtit.

Përmes një postimi, Gruda ka thënë se ministrja që premton reforma, “shfaqet në sallën e gjykatës si e akuazuar dhe bënë presion mbi prokurorinë!”.

“Kjo thirrje mund të ndëgjohet vetëm në vende me regjime totalitare, e asesi në një vend me aspirata për integrim evropian”, ka shkruar Gruda.

Gruda ka shtuar se “një koment i tillë” nga ministrja Haxhiu është “qartazi ndehyrje drejtësi dhe presion mbi organin e akuzës”.

Sipas tij, “këtë gjë është absurd ta bëjë edhe një person laik në drejtësi e lëre më një Ministre e Drejtësisë”.

Haxhiu i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika