‘Frika e VV-së nga rritja e LDK-së’, Zemaj: Jemi në reformim dhe ata janë në dijeni që shpejt do të ketë një ndërrim të pushteteve

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se "LDK-ja është duke punuar ne organizim të brendshëm dhe reformim, dhe ata (VV-ja) janë në dijeni që shumë shpet do të ketë një ndërrim të pushteteve"

Armend Zemaj, deputet i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se partia nga vjen është në reformim dhe organizim të brendshëm dhe partia në pushtet, VV-ja, janë në dijeni që do të ketë një ndërrim të pushteteve, ai këtë e tha duke komentuar videon e fundit të VV-së ku akuzon oponentët e LDK-së për qasjen në ekonomi.

“Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit”, kështu titullohej videoja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia në pushtet ka thënë se LDK-ja ka tentuar ta shkatërronte sistemin pensional në Kosovë, duke e krahasuar me shkatërrimin serb.

Zemaj theksoi se ndërrimi i pushtete do të bëhet me një program më kualitativ, me ide konkret dhe ide si ruhet partneriteti.

“LDK-ja është duke punuar ne organizim të brendshëm dhe reformim, dhe ata janë në dijeni që shumë shpejt do të ketë një ndërrim të pushteteve, një ndërrim më më një program kualitativ, me ide konkrete, si ruhet partneriteti”, ka thënë Zemaj.

Zemaj tha se si parti opozitare kanë për obligim që të jenë afër qytetarëve, pasi sipas tij si opozitë kanë për detyrë që të t’i mbajnë të rinjtë e Kosovës këtu dhe të krijojnë një qeveri që përmirëson jetën e tyre.

“Në kemi obligim që të jemi në kontakt me qytetarët, ky obligim është rritë edhe më shumë nga dëshpërimi që kanë qytetarët e RKS-së, nuk është punë opozitës vetëm të kritikojë, por, edhe t’i mbajë të rinjtë dhe të rejat këtu dhe të krijojë një qeverisë me të mirë që e përmirëson jetën e qytetarëve”, ka shtuar Zemaj.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika