Një grua dhe një fëmijë u shpëtuan pas 115 orësh nën rrënoja

Pas 115 orësh qëndrim nën rrënoja, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë një grua dhe një fëmijë

Ekipet punojnë për të liruar një vajzë 15-vjeçare në Kahramanmaras, Turqi

Pavarësisht se shpresa po shuhet se një numër i konsiderueshëm njerëzish do të shpëtohen nga rrënojat, momentet e shpëtimit po shfaqen ende nga rajoni.

Gjashtë ditë që nga lëkundja e parë me magnitudë 7.8 ballë, e cila goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, njerëzit ende po nxirren të gjallë nga rrënojat.

Pamjet nga videot e ngarkuara në mediat sociale, treguan gjithashtu momentin kur një grua shtatzënë dhe vajza e saj e vogël, u nxorën me barelë nga një ndërtesë e rrafshuar në qytetin turk të Gaziantep, pasi mbijetuan për 115 orë, shkruan BBC.

Ka pasur njashtu raporte për disa njerëz që janë shpëtuar në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi, pas 110 orësh përfshirë një adoleshent.

Video nga një organizatë gjermane për reagim ndaj katastrofave thuhet se tregoi një vajzë duke u nxjerrë e gjallë nga rrënojat në Kahramanmaras, pasi ishte bllokuar për më shumë se 110 orë.

Edhe Fondacioni i Ndihmës Humanitare të Turqisë publikoi gjithashtu një video që tregon një burrë duke u shtrirë nga rrënojat në një ambulancë aty pranë.

Ndryshe, tërmeti goditi Turqinë të hënën e 6 shkurtit, dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre duke kërkuar të mbijetuar nën rrënoja.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika