Krasniqi bën homazhe te varri i Adem Demaçit, kërkon të ngrihet një shtatore për të në Prishtinë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me familjen e tij, javën e aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, e ka nisur me homazhe pranë varrit të Adem Demaçit. Ai ka kërkuar të ngrihet një shtatore meritore e Demaçit në Prishtinë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe vajza e tij duke bërë homazhe te varri i Adem Demaçit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, bashkë me familjen e tij, ka nisur të hënën javën e aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kreu i PDK-së bashkë me bashkëshorten e tij, Melizën, dhe fëmijët, Borën, Malin dhe Verën, ka bërë homazhe te varri i qëndrestarit të papërsëritshëm, Adem Demaçi – duke e nisur kështu Javën e Pavarësisë, përplot me aktivitete, vizita dhe mirënjohje.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se Adem Demaçi është simboli i sakrificës, guximit dhe atdhedashurisë – karakteristika të cilat mishërojnë përpjekjet e shumë brezave në rrugën e lavdishme të lirisë.

“E kujtoj si sot, Adem Demaçi ishte një ndër personat e vetëm të cilin ish-Kryeministri Hashim Thaçi e kishte ftuar në ndërtesën e Qeverisë në mbrëmjen e 16 shkurtit të vitit 2008, për të ndarë me të të gjitha përgatitjet finale për Ditën e shpalljes së Pavarësisë – përfshirë edhe prezantimin e flamurit të Kosovës. Ishte një ndër momentet më emocionuese që kisha përjetuar deri atëherë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka kërkuar ngritjen e një shtatoreje meritore në Prishtinë të Adem Demaçit, teksa ka njoftuar se PDK do ta marrë këtë nismë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Sipas tij, Adem Demaçi nuk është thjesht një emër, por një institucion.

“Baca Adem nuk është thjesht një emër, por është institucion. Prandaj, kujtesa, respekti dhe mirënjohja historike ndaj personalitetit të tij duhet të tregohet edhe përmes ngritjes së një shtatoreje meritore në Prishtinë”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika