Kurti – opozitës: Për Ivanoviqin fola serbisht, juve ju flas shqip

Deputetët e opozitës e kanë kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, në lidhje me një video të postuar muaj më parë nga ai, ku në përvjetorin e vdekjes së tij, fliste me lëvdatë për ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq, i cili u vra në veri të Mitrovicës.

Kurti në Kuvendin e Kosovës, tha se me atë video kishte për qëllim të përçonte mesazh te komuniteti serb dhe jo te deputetët shqiptarë.

“Kur flas për Oliver Ivanoviqin, flas në dritën e kontraditave të brendshme në Serbi, ata e kanë vra edhe mbretin Obranoviq,… e kanë vra Ivanoviqin në katër vjetorin e vrasjes së Dimitrije Janiqijeviq, që është harruar. Ai ka garuar për kryetar të komunës veriore të Mitrovicës, e kanë vra në Kosovë. Problemet që i kemi sot për bindjen time është se në komunitetin serb nuk ka demokraci dhe s’ka pluralizëm politik, nuk ka se janë këto dy vrasje”, ka thënë ai,

“E di që keni diskutu për një video timen, por besoni që e kam bërë në serbisht, jo për juve, juve ju flas shqip jo serbisht, por vëreni në vëmendje se çfarë po bëjë në aspektin vleror dhe strategjik”, ka vijuar ai.

Tutje Kurti, tha se “fjalën popullit, shtetit dhe dëshmorëve ua kanë shkelur 84 deputetët që votuan pro Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika