Kurti pas shkatërrimit të laboratorëve: Bandat kriminale serbe s’do të ndalen para asgjëje duke përfshirë sulmet ndaj policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje, duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Pas shkatërrimit të tre laboratorëve të drogës në veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje, duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë.

Kjo, sipas kreut të qeverisë, për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme, megjithatë siç thotë Kurti “ata do të dështojnë”.

“Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegale të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”, shkroi Kurti në Twitter.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të dielën e 12 shkurtit, Policia e Kosovës ka shkatërruar edhe laboratorin e tretë të drogës.

Sipas tij, “vlera e llogaritur e sasisë së lëndës narkotike dhe pajisjeve është rreth 2.3 milionë euro”.

“Profili i atyre që e ushtrojnë këtë veprimtari kriminale në veri të vendit tonë është i qartë: Paramilitarë e narkodilera. Këta po i mbron, mbështet dhe kur ju duhet i orkestron Presidenti i Serbisë Vuciq dhe pas tij ministri i mbrojtjes Vuçeviq dhe Petkoviq. Siç kemi thënë barrikadat e vendosura gjatë muajit dhjetor në katër komunat e veriut të vendit në të vërtetë kanë mbrojtur drogën e jo qytetarët. Kanë mbrojtur grupet e krimit të organizuar dhe jo burrat e gratë të komunitetit serb shtetas të Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Ato kanë mbrojtur vetëm dhe vetëm fijet e krimit që dërgojnë në ndërtesën presidenciale të Serbisë, aty nga ku Vuciq dirigjon klanet kriminale për paratë e trafikut me të cilat më pas sulmon shtetin tonë në emër të të drejtave të qytetarëve”.

Ministri i këtij dikasteri ka thënë se asnjë qytetari në botë nuk mund të mbrohet nga narkodillerat dhe paramilitarët.

“Kjo kohë ka marrë fund. E drejta do të triumfojë edhe më herët se sa që e kanë paramenduar”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika