Petkoviq: Asociacioni është obligim urgjent i Kosovës

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është obligim urgjent i Kosovës i cili duhet të përmbushet pa vonesë.”

Në një intervistë për “Politika”, ai ka thënë se çdo përpjekje e Kosovës për të rinegociuar këtë temë apo për të formuar një “Asociacion ndryshe” kushtëzohet nga disa zhvillime të reja në dialog, drejtpërdrejt në kundërshtim me parimet e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve.

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është obligim urgjent i Kosovës i cili duhet të përmbushet pa vonesë. Çdo përpjekje e Kosovës për të rinegociuar këtë temë apo për të formuar një “Asociacion ndryshe” kushtëzohet nga disa zhvillime të reja në dialog, drejtpërdrejt në kundërshtim me parimet e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve”, ka deklaruar Petkoviq.

“Beogradi me fjalë dhe me vepra ka treguar pafundësisht se është i përkushtuar vazhdimisht për dialog, por se tani është koha që Kosova më në fund të tregojë atë lloj përkushtimi”, ka vijuar ai.

Petkoviq ka thënë ndër të tjera se të gjithë elementet bazë të nevojshëm për formimin e Asociacionit janë të përfshira në Marrëveshjen e Brukselit dhe në tri marrëveshje shtesë që lidhen me këtë temë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika