Krasniqi: Mungesa e vizionit qeverisës ndër shkaqet që studentët nuk po e shohin të ardhmen në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në rastin e 53-vjetorit të themelimit të UP-së është shprehur, “studentët nuk po e shohin të ardhmen në Kosovë dhe shteti duhet të angazhohet për të rikthyer besimin e të rinjve”

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në rastin e 53-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka thënë se ishte institucioni që e formësoi identitetin kombëtar dhe shtroi rrugën akademike në Kosovë.

Megjithatë, sipas Krasniqit studentët nuk po e shohin të ardhmen në Kosovë. Ai ka renditur shkaqet për të cilat ndodh një gjë e tillë.

“Fatkeqësisht, sot, shumë studentë të jashtëzakonshëm nuk po e shohin të ardhmen në Kosovë. Shkaqet tashmë janë të mirënjohura: mundësitë e kufizuara të punësimit, humbja e shpresës dhe mungesa e vizionit qeverisës”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar se prioritet në ditët e sotme duhet të jetë rikthimi i besimit te të rinjtë, gjë që sipas tij është obligim dhe përgjegjësi e secilit.

“Prandaj, nëse ekziston sot një prioritet për të cilin duhet të përkushtohemi të gjithë – padyshim është rikthimi i besimit tek të rinjtë për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë dhe të mirëfilltë në vendin tonë. Në këtë drejtim, është obligim dhe përgjegjësi e secilit prej nesh që të veprojmë dhe të angazhohemi”, ka vijuar Krasniqi.

Krasniqi ka shprehur mirënjohje për profesorët, asistentët, studentët dhe gjithë stafin e UP-së.

“UP-ja, që nga themelimi, u kthye në kështjellë të dijes e rezistencës, nga ku, historikisht, studentë e profesorë së bashku, artikuluan aspiratat tona kombëtare dhe projektuan rrugën e lirisë. Kur jemi vetëm dy ditë larg nga festimi i 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shprehim mirënjohjen e madhe për të gjitha gjeneratat e profesorëve, asistentëve, studentëve dhe stafit tjetër përbërës të UP-së, për kontributin e çmueshëm drejt përmbushjes së këtij ideali”.

Ndërsa, thirrjet e tij tutje i ka pasur për ndërtimin e një shteti që rinia është çelës.

“Ndërtimi i një shteti i cili krijon më shumë mundësi për përmbushjen e potencialit rinor – është i vetmi çelës për të mbajtur rininë tonë të mrekullueshme në vend  – e për të cilën kemi aq shumë nevojë. Rinia ka qenë forca shtytëse në rrugën e lirisë dhe pavarësisë. Rinia duhet të jetë edhe energjia e cila ndërton dhe zhvillon vendin tonë.Së bashku mund t’ia dalim – besoni në Kosovë”, ka përfunduar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika