Foshnja siriane e lindur nën rrënoja zhvendoset në një lokacion të sigurt

Një foshnjë siriane e cila ka lindur nën rrënoja të shtëpisë së saj, është zhvendosur të mërkurën në një lokacion të sigurt nga autoritetet shëndetësore të Sirisë

Një foshnjë siriane që ka lindur nën rrënojat e shtëpisë së saj të shembur pas tërmetit që goditi vendin të hënën e javës së kaluar është zhvendosur në një  “lokacion të sigurt” nga autoritetet shëndetësore.

Drejtoria e Shëndetësisë ka marrë masa për të mbrojtur foshnjën e quajtur Aya, shkruan BBC.

Thuhej se ka pasur përpjekje për rrëmbimin e Ayas, por kreu i Drejtorisë së Shëndetësisë, Dr. Ahmad Hajj Hassan, ka mohuar pretendimet e tilla.

“Akuzat për rrëmbim ishin keqkuptim. Kjo ishte një çështje tërësisht e brendshme e lidhur me spitalin dhe jo me foshnjën”, ka thënë ai.

Ndryshe, tërmeti ka goditur edhe Sirinë sikurse Turqinë të hënën e 6 shkurtit, si pasojë e të cilit më shumë se 40 mijë njerëz kanë vdekur deri më tani.

Ndër të vdekurit raportohet se janë edhe babai dhe katër vëllezërit, motrat dhe halla e Aya-s.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika