Kurti: Nga fillimi i mandatit deri më tani kemi mbi 40 mijë më shumë të punësuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po punojnë që ta lidhin tregun e punës me arsimimin profesional që ta zbusin papunësinë

Albin kurti, kryeminister i Kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se migrimi i qytetarëve në shekullin e kaluar ka qenë rezultat i shtypjes politike, shfrytëzimit ekonomik, por sipas tij ka vazhduar edhe pas çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë për shkak të mungesës së punësimit.

Kështu është përgjigjur Kurti në pyetjen e deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, e cila ka pyetur se çfarë po bën Qeveria për të parandaluar ikjen e qytetarëve nga vendi.

“Ajo çfarëdo të bëjmë ne është me gjithë dijen dhe fuqinë tonë ta lidhim tregun e punës me arsimimin profesional, që ta zbusim papunësinë. Po punojmë në vazhdimësi për secilin qytetar dhe synimi ynë është për të kthyer besimin e qytetarëve në shtet dhe mirëqenien e qytetarëve, dinjitetin e tyre, ta zvogëlojmë migrimin”, është shprehur Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se në qeverisjen e tyre fokus i veçantë është drejtësia dhe punësimi.

“Për të parën të gjithë pajtohen që është bërë një punë e jashtëzakonshme nga Policia e Kosovës dhe duhet edhe shumë angazhim e vullnet i hekurt nga sistemi i drejtësisë që proceset të shkojnë deri në fund, duke marrë vendime meritore për kriminelët dhe keqpërdoruesit. Nga fillimi i mandatit deri më sot kemi mbi 40 mijë më shumë të punësuar, prioritet i yni është punësimi i të rinjve, grupeve të margjinalizuara dhe punësimi i grave. Po fuqizojmë sektorin e teknologjisë së informacionit në Kosovë, një fushë zhvilluese për të rinjtë”.

Ai shtoi, “kam qenë në opozitë, por kur nuk kam kritikuar në këtë mënyrë për migrimin, sepse kurrë nuk kam dashur që ta rris migrimin”.

“Është e domosdoshme që të mos flitet për migrimin në mënyrë dëshirore që të rritet ai”, shtoi Kurti.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika