Lindita Nikolla uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë

Kryeparlamentarja shqiptare, Lindita Nikolla ka uruar Kosovën në Ditën e Pavarësisë, ajo theksoi se Kosova e lirë është rezultat i luftës çlirimtare të UÇK-së dhe popullit kosovar

Lindita Nikolla

Kryetarja e Parlamentit në Shqipëri, Lindita Nikolla ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë.

“Pavarësia e Kosovës është vijimi logjik i Kosovës së lirë. Kosovës e lirë është rezultat i luftës çlirimtare të UÇK dhe popullit kosovar” ka cituar Nikolla.

Nikolla, mes të tjerash, ka thënë se si sot, 15 vjet më parë, në atë dimër shprese të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë. Pergamena 200-vjeçare në të cilën janë “qëndisur” teksti dhe nënshkrimet e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, është simboli i përpjekjeve titanike të vëllezërve kosovarë për çlirim, liri, pavarësi e drejtësi.

Ajo ka shtuar se Kuvendi i Shqipërisë ofron mbështetjen e plotë për luftën çlirimtare të UÇK-së, integrimeve euroatlantike, rritjes së njohjeve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dialogut të këshilluar nga ShBA e BE dhe ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e raporteve me Serbinë, dhe rritjes së kontributit të Kosovës për paqen dhe sigurinë në rajon, kontinent e më gjerë.

“Në këtë ditë historike i shpreh urimet e mia dhe të Kuvendit të Shqipërisë, Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetarit Glauk Konjufca si edhe popullit të Kosovës.”, ka shkruar Nikolla.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika