“Javën e Pavarësisë e përmbylla në Hagë, falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën”, Krasniqi viziton krerët e UÇK-së

I pari I PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë - Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

“Javën e Pavarësisë e përmbylla në Hagë, aty ku çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi.”

Kështu ka deklaruar i pari  PDK-së, Memli Krasniqi, duke theksuar se shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës “nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”.

Krasniqi bëri të ditur se duke rikujtuar momentin dhe emocionet e 17 shkurtit 2008, dhe aspiratat që kanë përmbushur ka uruar që Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë.

“Përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën”, ka përfunduar postim e tij në Facebook Krasniqi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika