Sallahu: Në raportin e parë të Institutit zviceran thuhet se ka qenë një person i tretë brenda qelisë së Astrit Deharit, ai ka ndërhyrë në vrasje

Sipas zëvendësministrit të drejtësisë, Blerim Sallahu, incizimet e Institutit të Mjekësisë Ligjore lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, i ka marrë Policia dhe Prokuroria e shtetit, ndërsa ai ka thënë se Instituti zvicran ka konstatuar se në vdekjen e Deharit ka dorë edhe një person i tretë i cili ka qenë në dhomë me të

Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në emisionin “Debat Plus” ka thënë se sipas raportit të parë të Institutit zviceran thuhet se brenda qelisë së Astrit Deharit ka qenë një person i tretë.

Sipas tij, ky person i tretë ka ndërhyrë në vrasjen e Astrit Deharit.

“..ai zviceran (Instituti) e ka cilësuar që ka qenë një person i tretë brenda burgut(qelisë) dhe aty ai person ka ndërhyrë në këtë rast. Ai person ka ndërhyrë në vrasjen e Asitrit Deharit”, ka thënë Sallahu.

Ndërsa, sa i përket video-incizimeve nga kamerat e Institutit të Mjekësisë Ligjore nga ku janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, Sallahu ka thënë se ato incizime dhe provat e tjera i ka marrë Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika