Haradinaj për Haxhi Zekën e Shaban Polluzhën: E deshën lirinë më shumë se veten

21 shkurti është përvjetori i vdekjes së dy figurave të rëndësishme shqiptare, Shaban Polluzhës dhe Haxhi Zekës.

Për këto figura ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se ata do të kujtohen për përpjekjet e tyre për çlirim.

Haradinaj u shpreh se Shaban Polluzha dhe Haxhi Zeka, të cilët luftuan për liri, u bënë frymëzim për gjeneratat e ardhshme.

“21 shkurti shënon rënien e dy prijësve popullorë e komandantëve, Haxhi Zeka e Shaban Polluzha. Të rënë në periudha të ndryshme, përgjithmonë do të kujtohen përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesi. Ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bënë frymëzim për gjeneratat, për vazhdimin e përpjekjeve për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai ka shkruar se “përpjekja dhe heroizmi i tyre, mbetet gjithmonë motivim për ne, për Atdheun e fortë e të sigurt”.

Haxhi Zeka u vra më 21 shkurt 1902, derisa po shkonte nga ndërtesa qeveritare në Pejë në drejtim të Urës së Gurit, u qëllua për vdekje nga Adem Zajmi, i cili i kishte zënë pritë me disa persona tjerë.

Kurse, më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës vritet Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të zonës së Drenicës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shaban Polluzha në vitin 2009 është dekoruar me medaljen “Heroi i Kosovës” nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika