Kurti: Synojmë reformë rrënjësore në Administratën Publike

Kryeministri, Albin Kurti

Reformë rrënjësore, efikasitet e transparencë, ka premtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti se do të ketë në Administratën publike.

Ai ka thënë se reforma në administratë është një nga objektivat në programin e Qeverisë.

Reforma në sektorin publik e sidomos në Administratën Publike, sipas Kurtit është një nga kushtet për integrim në Bashkim Evropian (BE).

“Do të ketë reformë rrënjësore e filluar do të sjellë efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie. Jemi të përkushtuar në rolin dhe obligimet tona në përmbushjen e synimeve”, ka thënë ai.

Kurti ka theksuar se është urgjente që administrata t’i përgjigjet zhvillimit të kohës dhe të jetë sa më efikase në shërbim të qytetarëve.

“Në mënyrë konstante është ngërthyer urgjenca që administrata t’i përgjigjet zhvillimit të kohës dhe kontekstit social në vend. Që administrata jonë t’i ketë kapacitetet e nevojshme për bartjen e proceseve të synuara për integrim në BE si dhe ofrimin e shërbimeve si në kohë e si në cilësi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se reformimi dhe rekrutimi në Administratën Publike do të jetë transparent dhe i bazuar në meritokraci e llogaridhënie.

“Në kontekstin e modelit që adreson këto kërkesa në reformim për Qeverinë ka qenë jetik që procesi të jetë i bazuar në parime dhe vlera që i ndajmë me shtete. Pra me meritokraci, transparencë, llogaridhënie, efikasitet dhe mosdiskriminim”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se në të kaluarën raportet vendore e ndërkombëtare kanë treguar se ka pasur politizim të rekrutimit  dhe mungesë të meritokracisë.

“Këto raporte kanë potencuar se kemi politizim në proces të rekrutimit dhe mungesë të meritokracisë, në Kosovë kishim mungesë të profesionalizmit, zhvillimit profesional dhe trajnimeve kualitative. Ka mungesë të llogaridhënies, dhe mungesë të matjes adekuate të performancës. Në vitet e shkuara raportet vendore e ndërkombëtare i kanë gjetur këto konstatime që duhet t’i plotësojmë”, ka thënë ai.

Kurti ka theksuar se për shkak të politizimit të procesit është zbehur edhe besimi i qytetarëve.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika