FSK-ja: Arte Marciale Ushtarake, disiplinë e re në ushtri

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se kanë shtuar një disiplinë të re për FSK-në, Arte Marciale Ushtarake.

“Arte Marciale Ushtarake, disiplinë e re në ushtri”, kanë njoftuar FSK-ja në rrjetin e tyre social Facebook.

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale është realizuar Kursi i Arteve Marciale Ushtarake, kursi ka pjesën teorike dhe praktike ku  ushtarakët janë trajnuar në disiplina si luftimi në tokë, luftimi në këmbë, teknikat e thyerjeve, manipulimet me armë, teknikat e shfrytëzimit të armëve dhe mundësive, qëndrimi themelor dhe këndet e lëvizjes, goditje në pjesën e sipërme të trupit, Brazilian Jiu-Jitsu-s etj, për mbarëvajtjen e stërvitjes dhe për shkaqe të sigurisë dhe lëndimeve të mundshme janë kujdesur Instruktoret duke implementuar në përpikëri procedurat standarde si dhe masat e kontrollit dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Sipas tyre, kjo di të jetë pjesë e planprogramit trajnues për pjesëtarët e FSK-së.

“Ky kurs nga tash është planifikuar që të jetë pjesë e plan-programit trajnues për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ngritur kështu përgatitjen profesionale dhe aspektin taktik dhe fizik të pjesëtarëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika