Zelenskyy: Rusia po përpiqet të poshtërojë OKB-në me sulme ajrore

Sulmet ajrore në Kiev gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, shfaqin qëndrimin e vërtetë të Rusisë

Të enjtën kanë ndodhur disa sulme ajrore ruse në Kiev, derisa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka vizituar qytetin e Kievit për të takuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Zelenskiyy ka dënuar sulmin duke thënë se “ky sulm thotë shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale”, transmeton “BBC NEWS”.

Antonio Guterres

Presidenti ukrainas akuzoi udhëheqjen ruse se “po përpiqet të poshtërojë OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson organizata, duke shtuar se “po kërkon një përgjigje të fortë’.

“Sulemet ruse në qytete tjera anembanë vendit, duke përfshirë Fastiv dhe Odesa që dëshmojnë edhe një herë se ne nuk mund të lëmë vigjilencën tonë. Ne nuk mund të mendojmë se lufta ka mbaruar. Ne ende duhet të luftojmë. Ne ende duhet të dëbojmë pushtuesin”, ka thënë Zelenskyy, transmeton BBC NEWS.

Volodymyr Zelenskiyy

Ai ka theksuar se ishte e rëndësishme që shefi i OKB-së të vizitonte vendet e varrezave masive në Borodyanka dhe në rajonin e Kievit për të parë “me sytë e tij se çfarë kishin bërë pushtesit rusë atje”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika