Komisioni i miraton amandamentet kushtetuese për vettingun

Komisioni ad-hoc i Kuvendit për zhvillimin e procesit të vettingut i ka miratuar të premten amandamentet kushtetuese për këtë proces

Albulena Haxhiu

Komisioni ad-hoc i Kuvendit për zhvillimin e procesit të vettingut i ka miratuar amandamentet kushtetuese për këtë proces.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Haxhiu ka falënderuar anëtarët e Komisionit, përfaqësuesit dhe të gjithë tjerët që kanë kontribuuar në finalizimin e amendamenteve kushtetuese.

“E lumtur që Komisioni Ad-Hoc i Kuvendit të Republikës Kosovës, me unanimitet të plotë ka miratuar amendamentet kushtetuese për vettingun në Sistemin e Drejtësisë. Falënderoj anëtarët e komisionit, përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, anëtarët e shoqërisë civile, partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertët e pavarur për kontributin e tyre në finalizimin e amendamenteve kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika