Rihana do të performojë në Oscar 2023

Rihanna së fundmi u kthye në qendër të vëmendjes me Apple Music Super Bowl LVII Halftime Show, ku zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë

Rihanna duke performuar në Super Bowl LVII. FOTO: EZRA SHAW/GETTY

Rihanna zyrtarisht do të shkojë në Oscar muajin e ardhshëm.

Këngëtarja pasi ka performuar së fundmi në shfaqjen e këtij viti të “NFL Super Bowl”, do të performojë këngën origjinale “Lift Me Up” në skenën e Akademisë së Çmimeve, shkroi NME.

“Lift Me Up” u interpretua dhe u shkrua nga Rihanna, së bashku me regjisorin Ryan Coogler, Tems dhe Ludgwig Goransson, kompozitorin e filmit “Black Panther: Wakanda Forever”.

Tetorin e kaluar, Coogler shpjegoi se si e bindi Rihannën që t’i bashkohej projektit Marvel, pasi nuk publikoi muzikë të re që nga albumi i saj i vitit 2016 “Anti”.

Rihanna së fundmi ka folur për albumin e nëntë, duke thënë se do të ishte “qesharake” nëse nuk publikohet sivjet.

Nominimi i saj është i pari, Oscar, për Rihannen e cila ka nëntë çmime grammy.

Të tjerët që konkurrojnë për këngën më të mirë origjinale përfshijnë David Byrne, Ryan Lott dhe Mitski për “This Is a Life” nga Everything Everywhere All at Once , MM Keeravani dhe Chandrabose për “Naatu Naatu” nga RRR , Diane Warren për “Applause” nga Tell It. Like a Woman si dhe BloodPop dhe Lady Gaga për “Hold My Hand” nga Top Gun: Maverick .

Rihanna sapo është rikthyer në skenë, e cila performoi me  12 shkurt, në ngjarjen e Apple Music Super Bowl LVll.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika