Haradinaj për Adem Demaçin: S’e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe, mbeti po i njëjti – sypatrembur e i drejtpërdrejtë

"Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejtë", ka shkruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa e ka kujtuar kolosin e lëvizjes së shqiptarëve, Adem Demaçin, me rastin e ditëlindjes së tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar kolosin e lëvizjes së shqiptarëve, Adem Demaçin, me rastin e ditëlindjes së tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Adem Demaçin nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe.

“Kujtojmë e nderojmë në ditëlindjen e tij, kolosin e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçin. Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar. Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejtë. Mirënjohës përgjithmonë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të Atdheut”, shkroi Haradinaj.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e ditëlindjes së tyre, të dielën i ka përkujtuar Adem Demaçin dhe Astrit Deharin.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se këtë të diel i ka vizituar familjet e tyre.

Demaçin, Kurti e ka vlerësuar se e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, kurse Deharin si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi e munguar në Kosovë.

“Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë”, shkroi Kurti.

Ndryshe, Demaçi vdiq më 26 korrik të vitit 2018-të.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika