Dokument| Si i menaxhoi KEK-u 30 milionë euro subvencion për energjinë nga Qeveria; 7 milionë euro s’ka informata ku shkuan

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë një draf-raport të punës së këtij komisioni. Në këtë draft-raport, njëra nga çështjet është se si Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) i ka menaxhuar 30 milionë euro subvencione nga Qeveria, duke theksuar se KEK-u nuk ka ofruar informata për menaxhimin e fondeve të ndara nga subvencioni i energjisë në vlerë prej 7 milionë eurosh

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Kosova B

“Nga fondi i ndarë prej 10 milionë eurosh, në dispozicion kanë mbetur 7 milionë euro, për të cilat, ne nuk kemi të dhëna shtesë për shpenzimin e tyre.

KEK SHA nuk ka ofruar informata për menaxhimin e fondeve të ndara nga subvencionimi i energjisë për vlerën 7 milionë euro”.

Kështu thuhet në Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar, lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, raport të cilin e ka siguruar RTV Dukagjini.

Subvencionimi nga Qeveria

Nga vendimet e marra nga Qeveria e Kosovë për subvencionin e energjisë (Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve) në tremujorin e fundit të vitit 2021, si dhe në periudhën 09 janar – 08 maj, ishin realizuar pagesat në vlerë 34.5 milionë euro.

24.5 milionë ishin realizuar në tremujorin fundit të vitit 2021, ndërsa në periudhën 01 janar – 08 maj ishin realizuar 10 milionë euro.

“Prej tyre, 30 milionë euro për KEK SHA(për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë) dhe 4.5 milionë euro për KESCO SHA(në kuadër të masës 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale)”, thuhet në raport.

Menaxhimi i 20 milionëve nga KEK-u

Marrëveshja e parë mes KEK-ut dhe KESCO-s për blerje te energjisë elektrike nga importi me fondet e subvencionit të Qeverisë ka filluar të zbatohet nga data 24.12.2021 dhe ka vazhduar deri me 11.01.2022.

Pagesat e realizuara nga KEK-u nga Fondet e ndara (20 milionë euro) për subvencionim e energjisë

“Bazuar në marrëveshjen e lartcekur mes KEK SHA dhe KESCO SHA, KEK SHA ka realizuar blerjen e energjisë elektrik nga importi dhe ka furnizuar KESCO me të njëjtën energji elektrike për të mbuluar nevojën e konsumit për shërbim universal. Për çdo Megawatt për orë (MWh) të energjisë elektrike furnizuar KEK SHA ka faturuar KESCO SHA me çmim prej 90 euro/MWh në përputhje me kushtet e marrëveshjes”, thuhet në raport.

Pra, deri me datë 11 janar 2022, KEK-u ka furnizuar KESCO-n me 67,318 MWh, energji të cilën e ka blerë përmes importit, ose në vlerë me çmim të tregtuar 16.6 milionë euro.

Nga kjo vlerë, KEK-u ka faturuar KESCO-n 6.1 milionë euro.

Kompanitë me të cilat KEK-u ka tregtuar importin e energjisë elektrike

“Për mjetet e lira në vlerë në vlerë 9.5 milionë euro, KEK SHA dhe KESCO SHA kanë nënshkruar marrëveshjen e dytë, (ka filluar të zbatohet nga data 12.01.2022), sipas të cilës, KESCO ka filluar të blejë energjinë elektrike nga importit, derisa KEK SHA nga fondet e ndara nga subvencionimi i Qeverisë së Kosovës, do të paguajë diferencën në mes të çmimit të kontraktuar 90 euro/MWh dhe çmimit të realizuar nga importi”, thuhet në raport.

Nga marrëveshja e dytë nga data 12.01.2022 – 22.01.2022 janë importuar 59,402 MWh energji elektrike dhe për këtë sasi KEK-u është ngarkuar me shumë prej 9.5 milionë eurove.

Pagesat e realizuara nga KEK-u nga Fondet e ndara (20 milionë euro) bazuar në marrëveshjen e dytë

Pra, bazuar nga dy marrëveshjet në mes te KEK-ut dhe KESCO-s, theksohet se janë realizuar pothuajse të gjitha fondet me përjashtim të vlerës prej 14,631 euro, të cilat janë bartur te marrëveshja vijuese prej 10 milionë euro.

Menaxhimi i 10 milionëve nga KEK-u, 7 milionë prej tyre s’ka informata ku shkuan

Sipas raporti të Komisionit, nga subvencioni i ndarë në shumë prej 10 milionë eurosh, përgjatë periudhës 24.01,2022 deri 23.03.2022 janë importuar gjithsej 18,025 MWH energji elektrike, ndërsa KEK-u është ngarkuar me 3 milionë euro për diferencën mes çmimit të importit dhe çmimit prej 90 eurosh/ MWh.

Në raport thuhet se nga fondi i ndarë prej 10 milionë eurosh, në dispozicion kanë mbetur 7 milionë euro, për të cilat, nuk ka të dhëna shtesë për shpenzimin e tyre.

Pagesat e realizuara nga KEK-u nga Fondet e ndara (10 milionë euro) bazuar në marrëveshjen e dytë

Pra, komisioni gjatë procesit të rishikimit të dokumentacionit lidhur me menaxhimin e mjeteve financiare të subvencionuara nga Qeveria për emergjencë të furnizimit të energjisë, ka identifikuar 6 çështje, ku njëra ndër to është se “KEK SHA nuk ka ofruar informata për menaxhimin e fondeve të ndara nga subvencioni i energjisë për vlerën 7 milionë euro”.

Gjithashtu, raporti ka identifikuar se ndarja e “subvencionimit për KEK SHA në vlerë 30 milionë nga Qeveria e Kosovës për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, ka krijuar procedura të panevojshme administrative, për shkak se misioni i KEK SHA është krijimi i prodhimit të qëndrueshëm të energjisë elektrike, derisa furnizimi i energjisë elektrike kryhet nga KESCO SHA, kompani e cila ka mandatin e furnizuesit publik. Si rrjedhojë e procedurave të panevojshme administrative, KEK SHA vetëm pas 18 ditëve nga marrëveshja e parë me KESCO SHA (importimi i energjisë elektrike nga KEK SHA për KESCO SHA) është detyruar të lidhë marrëveshjen e dytë me KESCO SHA, sipas të cilës, KESCO SHA ka importuar energjinë elektrike derisa KEK SHA nga fondet e ndara nga subvencioni i Qeverisë se Kosovës ka paguar diferencën në mes të çmimit të kontraktuar 90€/MWh dhe çmimit të realizuar nga importi. Megjithatë, me Vendimin nr. 01/60 i datës 05 shkurt 2022, ndarja e mjeteve për 90 milionë euro për të ulur ndikimin e tarifave të energjisë të konsumatorët, ishte alokuar direkt për KESCO SHA”.

Gjithashtu, komisioni ka vërejtur diferencën në raportimin e energjisë elektrike të importuar për periudhën 12.012022 – 31.01.2022.

“Gjatë krahasimit të raportimit në mes të të dhënave nga KEK SHA në dokumentin (Raporti përmbledhës i importit të energjisë elektrike për periudhën 24 dhjetor 2021 deri në mars 2022) dhe të dhënave të ofruara nga KESCO SHA, në dokumentin (Importi_Tregtarët), është vërejtur diferencën në raportimin e importimit të energjisë elektrike për periudhën 12.01.2022-31.01.2022, në sasi 831MWh, ose për 186,456 euro. Diferenca e raportuar ishte brenda datave 23.01.2022 dhe 26.01.2022”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika