Gati 60 të vdekur nga fundosja e një varke me emigrantë në brigjet e Kalabrisë

Varka u fundos derisa përpiqej të zbarkonte pranë Crotone të dielën. Në bord ishin emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Somalia dhe Irani

Ekipet e shpëtimit marrin një trup pasi një varkë emigrantesh u u fundos në det të trazuar

Të paktën 59 emigrantë, përfshirë 12 fëmijë, kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se janë zhdukur, pasi varka e tyre u mbyt në det të trazuar në jug të Italisë.

Varka u fundos derisa përpiqej të zbarkonte pranë Crotone të dielën. Në bord ishin emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Somalia dhe Irani.

Një foshnje ishte mes të vdekurve, thanë zyrtarët italianë, shkruan BBC.

Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, i cili vizitoi vendin e ngjarjes, tha se deri në 30 persona mund të jenë ende të zhdukur.

Trupat u gjetën nga plazhi në një vendpushim bregdetar aty pranë në rajonin e Kalabrisë.

Roja bregdetare tha se 80 njerëz ishin gjetur të gjallë, “përfshirë disa që arritën të arrinin në breg pas fundosjes”.

Numri i saktë i personave që ndodheshin në varkën, e cila kishte lundruar nga Turqia disa ditë më parë, nuk është e qartë.

Punonjësit e shpëtimit i thanë agjencisë së lajmeve AFP se anija mbante “më shumë se 200 njerëz”, që do të thoshte më shumë se 60 njerëz të pagjetur.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika