Një person i vdekur, 69 të lënduar nga tërmeti i fundit në Turqi

Edhe një tërmet 5.6 shkallë të Rihterit e ka goditur të hënën Turqinë pas tërmetit tragjik që kishte ndodhur më 6 shkurt, kështu duke lënë një person të vdekur dhe 69 të lënduar

Tërmeti në Turqi

Një tërmet 5.6 shkallë të Rihterit e ka goditur të hënën Turqinë, duke lënë një person të vdekur dhe 69 të lënduar.

Disa ndërtesa janë rrëzuar nga tërmetet paraprake.

Tri javë më parë, Turqia dhe Siria janë goditur nga dy tërmete mbi 7 shkallë të Rihterit, të cilat kanë lënë mbi 50 mijë njerëz të vdekur dhe qindra mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Tërmeti i 27 shkurtit e ka pasur epiqendër qytezën Jesiljurt në provincën Mallatja, ka thënë Agjencia shtetërore për Menaxhim të Katastrofave.

Kryetari i qytezës, Jesiljurt, Mehmet Cinar, u ka thënë mediave turke se një numër ndërtesash janë rrëzuar, përfshirë një ndërtesë katërkatëshe, ku kanë mbetur të bllokuar një baba me vajzën e tij, shkruan REL.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar punën për të gjetur njerëzit që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Mallatja është në mesin e 11 provincave turke që janë goditur nga tërmetet e 6 shkurtit.

Agjencia turke për Menaxhim të Katastrofave ka thënë se pas tërmeteve mbi 7 shkallë, rajoni jugor turk është përballur me mbi 10 mijë pasgoditje.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika