Ndalohen në hyrje të Serbisë kryetari i Gjilanit dhe deputeti Aliu

Zyra për media e VV-së ka konfirmuar për Dukagjinin se deputeti Luan Aliu dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, janë ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare, Dheu i Bardhë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Luan Aliu, janë ndaluar në Serbi nga autoritetet serbe.

Ende nuk dihet se cilat janë arsyet e ndalimit të tyre, porse është bërë e ditur se ata janë ndaluar dhe nuk po lihen as të vazhdojnë e as të kthehen.

Ndërsa, lajmin për Dukagjinin, e ka konfirmuar Zyra për Media e VV-së.

Ata janë ndaluar te pikëkalimi kufitar, Dheu i Bardhë, nga policët kufitarë serbë, derisa ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë.

Sipas raportimeve, Hyseni dhe deputeti Aliu, së bashku me drejtorin e Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu dhe vozitësin e kryetarit, Hajrush Bajrami, ishin duke shkuar për një vizitë në Luginën e Preshevës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika