Musk furnizon Ukrainën me panele solare

Miliarderi, Elon Musk, i ka ofruar Ukrainës bateritë diellore “Tesla Powerwall”, nga kompania e tij “Tesla”, ashtu që objektet mjekësore afër Kievit të furnizohen në mënyrë të pandërprerë me energji elektrike.

Sipas “The New Voice of Ukraine”, qeveria ukrainase ka pranuar bateritë diellore të premten e 29 prillit. Mykhailo Fedorov, ministri i transformimit dixhital të Ukrainës, shkroi në kanalin e tij Telegram, për dhuratën e pajisjeve të Musk.

Objektet mjekësore të Kievit morën gjithashtu furnizime mjekësore nga Spanja dhe Belgjika.

Ukraina po vazhdon të furnizohet me një sërë mjetesh, derisa u raportua gjatë ditës së sotme se Polonia ka dërguar atje mbi 200 tanke të tipit 7-72.

Sasia e tankeve T-72 që Polonia i ka dërguar në Ukrainë, është e mjaftueshme për formimin e dy brigadave me mjete të blinduara.

 

Musk është njeriu më i pasur në botë me 265 miliardë dollarë pasuri neto, dhe CEO i Tesla-s, një prodhues kryesor i automjeteve elektrike në Kaliforni në Shtetet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika