Musliu-Shoshi: Ne nuk e kemi parë propozimin evropian, Kurti nuk ka bashkëpunuar me opozitën

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se nuk ka pasur transparencë në lidhje me propozimin evropian për të cilin edhe është sot në takimin që po mbahet në Bruksel në mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

“Opozita ia ka lënë duart hapur Kurtit, ne kemi kërkuar transparencë që të dimë se për çfarë po dialogon, çfarë propozimi po pranon, ne si deputetë të opozitës armën e vetme e kemi pasë Kuvendin që ta ftojmë dhe të raportojë në lidhje me procesin, raportimet e tij tre sosh kanë qenë me ftesë të opozitës”.

Kështu ka thënë Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi për emisionin “Five” të RTV Dukagjini.

Musliu-Shoshi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se nuk ka pasur transparencë në lidhje me propozimin evropian për të cilin edhe është sot në takimin që po mbahet në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ne nuk kemi informatë për asnjë hap të cilin e ka marrë, ne nuk e kemi parë propozimin evropian si deputetë që jemi”, ka thënë ajo.

“Është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje që në vazhdimësi ka kundërshtuar çdo marrëveshje e cila është bërë në Bruksel. Madje nuk është kursyer as nga protestat e hedhja e molotovëve e gazlotsjellës në Kuvend dhe sot pikërisht është duke u përballur me këtë”, ka vijuar ajo.

Sipas saj, propozimi evropian është produkt i negocimit të Kurtit për 2 vite.

Ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ajo ka thënë se PDK ia ka bërë me dije Kurtit se Asociacioni duhet të zbatohet në bazë të konkluzave që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

“Ne i kemi thënë se Asociacioni duhet të zbatohet në bazë të konkluzave që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Kurti ka pasur vetëm ta implementojë një gjë të tillë. Kurti nuk qëndron në premtimet e tij, e ka shumë problem ta pranojë e ka quajtur Zajednicë”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika