“Kapitull i ri” në raportet mes Britanisë dhe BE-së

Britania dhe Bashkimi Evropian proklamuan një “kapitull të ri” në raportet post-Brexit, pasi u arrit marrëveshja që rregullon tregtinë në Irlandën Veriore

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Britania dhe Bashkimi Evropian proklamuan një “kapitull të ri” në raportet post-Brexit, pasi u arrit marrëveshja që rregullon tregtinë në Irlandën Veriore.

“Besoj se korniza Uindsor shënon një pikë kthese për popullin e Irlandës Veriore”, tha kryeministri britanik, Rishi Sunak, gjatë konferencës për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ky është fillimi i një kapitulli të ri në raportin tonë. Ne mund të kemi pasur dallime në të kaluarën, pro ne jemi aleatë, partnerë tregtarë dhe miq” shtoi ai duke iu referuar BE-së.

Von der Leyen u pajtua se marrëveshja shënon “një kapitull të ri”. Për këtë marrëveshje palët kanë zhvilluar bisedime për më shumë se një vit, pas një periudhe të tensionuar që kur Britania u largua zyrtarisht nga blloku evropian më 2020.

Kjo marrëveshje “do të lejojë raporte më të forta BE-Britani si partnerë të ngushtë, krahë për krahë tani dhe në të ardhmen”, tha ajo.

Por, Sunak tani duhet të bindë pro-britanikët në Irlandën Veriore. Ai u zotua se marrëveshja do të dërgohet për votim në Parlamentin britanik në një kohë të përshtatshme.

Sipas tij, marrëveshja largon kufirin de-fakto të ngritur në Detin Irlandez, edhe për të mbrojtur tregun e përbashkët të BE-së, por edhe paqen në Irlandën Veriore, që ishte arritur me vështirësi 25 vjet më parë.

Blerësit në këtë zonë nuk do të kenë pengesa që të blejnë mallra që shiten në mbarë Mbretërinë e Bashkuar dhe po ashtu do të mund të blejnë ilaçe të njëjta.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika