Haradinaj për propozimin evropian: Momente jetike për të ardhmen e Kosovës, prandaj kërkohet një unitet politik

Kreu i AAK-së, Ramush Hradinaj, ka thënë se propozimi evropain e ka marrë mbështetjen e tij dhe të AAK-së, "sepse kemi vlerësuar se shënon një kapitull të rëndësishëm për njohjen edhe 'de jure' të Kosovës"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Krytari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur mirënjohës dhe falënderues për angazhimin e ShBA-ve në mbështetje të Kosovës, në të gjitha fazat e lirisë dhe të shtetndërtimit.

“Kontributi amerikan ishte i një rëndësie jetike edhe për pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që është edhe garancë sigurie dhe prosperiteti për vendin”, ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së ka shtuar se propizmi evropian e ka marrë mbështetjen e tij dhe të partisë së, sepse, sipas tij, kanë vlerësuar se shënon një kapitull të rëndësishëm për njohjen edhe ‘de jure’ të Kosovës.

“Vlerësoj se kjo ka qenë më e mira e mundshme. Kjo mbështetje është bërë ekskluzivisht për vendin dhe pa kurrfarë kalkulimi elektoral”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka theksuar se të tilla momente janë jetike për të ardhmen e Kosovës, “prandaj kërkohet një unitet politik, i cili në asnjë rrethanë nuk mund të kuptohet si mbështetje për individin”.

“Gjithmonë do të kemi kohë t’i diskutojmë kusuret e kryeministrit dhe të qeverisjes së tij katastrofike në planin e brendshëm. Natyrisht, mbetet edhe shumë punë për t’u bërë, në mënyrë që krejt ky proces kaq i rëndësishëm të mos degradojë e të finalizohet me sukses”, ka potencuar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka shtuar se kjo kërkon kujdes e përgjegjësi, “që të sqarohen e të adresohen gjitha shqetësimet e mundshme të opinionit publik që kanë të bëjnë me aneks-marrëveshjen, e cila ende nuk është bërë publike”.

“Unë kam besim në ShBA-të dhe në aleatët perëndimorë, se do të na ndihmojnë si edhe deri sot, që ta përmbyllim marrëveshjen që garanton Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe me perspektivë të qartë integruese euroatlantike”, ka thënë tutje kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika