Musa: Numri i vrasjeve është shqetësues

Avokati, Skender Musa, ka thënë se numri i vrasjeve në Kosovë është shqetësues ngase është duke u rritur tek moshat e reja.

I ftuar në “Five”, Musa ka thënë se zakonisht, motivet për këto raste janë motivet pronësore dhe moszgjidhja e çështjeve civile të cilat përfundojnë me dhunë ose vrasje, e shpeshherë edhe motivet e xhelozisë.

Sipas tij, është shumë e lehtë të bartet arma e sidomos tek të rinjët, dhe kryerësit e veprave penale, ngase asnjëherë nuk e tregojnë burimin se ku janë furnizuar.

Skender Musa ka folur edhe për rastin e vrasjes së mbrëmshme në Klinë.

“Pavarësisht ku ka ndodhur vrasja, nëse vërtetohet se ka pasur mosmarrëveshje në të cilën vrasësi ka qenë i përgaditur, konsiderohet vrasje e rëndë”, ka thënë Musa, për RTV Dukagjinin.

Sipas tij, armëmbajtjet janë si pasojë e mossensibilizimit të qytetarëve dhe për këtë duhet të punojnë më shumë shkollat sesa institucionet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika