Reagon Xhaçka pas aksidentit të tmerrshëm ndërmjet trenave në Greqi

Minsitrja për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka

Kryediplomatja e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar pas tragjedisë në Greqinë Veriore, ku kanë mbetur rreth 32 persona të vdekur edhe dhjetëra të tjerë të plagosur nga përplasja e trenave.

Ministrja e Punëve të Jashtme e ka ngushëlluar shtetin fqinj të saj, Greqinë, për humbjen e jetëve si pasojë e këtij aksidenti të tmerrshëm që ka ndodhur të martën e 28 shkurtit.

“I dhimbshëm nga humbja e jetëve në Greqi. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e aksidentit vdekjeprurës të trenit dhe familjet e tyre”, ka shkruar në Twitter ajo.

“Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë!”, ka përfunduar Xhaçka.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika