Komunat paralajmërojnë padi ndaj MASHTI-it dhe MSH-së

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ka paralajmëruar se do ta padisë Ministrinë e Arsimit dhe atëj të Shëndetësisë, sepse sipas tyre kontratat kolektive të nënshkruara nga këto dy ministri, janë nënshkruar pa mbulueshmëri financiare

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ka njoftuar se komunat janë duke e shqyrtuar mundësinë që ta padisin Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MASHTI) dhe Ministrinë e Shëndetësisë (MSH).

Sipas AKK-së, edhe pse kontratat kolektive janë nënshkruar nga këto dy ministri, mbulueshmërinë financiare po detyrohen ta paguajnë komunat.

Këto shpenzime, sipas AKK-së po u krijojnë komunave problem gjyqësore me përmbaruesit.

AKK

“Komunat nuk janë kundër Kontratave Kolektive por mbulueshmëria financiare dhe borxhet që burojnë nga këto kontrata duhet të mbulohen nga niveli qendror sepse ato janë nënshkruese të këtyre kontratave e jo Komunat”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Tutje në njoftim thuhet se në takimin e Komisionit të Granteve ka qenë prezent edhe Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ka votuar kundër kërkesave të komunave, që obligimet financiare për zbatimin e Kontratave Kolektive të mbulohen nga niveli qendror.

Për padinë ndaj MASHTI-it dhe MSH-së, komunat do të vendosin ditëve në vijim.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika