Ambasadori amerikan në Beograd: Asociacioni duhet të zgjidhet në mënyrë urgjente

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve "Beta", ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, theksoi se Kosova dhe Serbia kanë treguar se janë serioze për të bërë përparime në dialog. Ai vlerëson se çështja e Asociacionit duhet zgjidhur në mënyrë urgjente

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar se tashmë është urgjente që çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të zgjidhet.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Beta”, gjersa theksoi se Kosova dhe Serbia kanë treguar se janë serioze për të bërë përparime në dialog, Hill ka deklaruar se është e nevojshme që situata të qetësohet.

“Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit dhe ka disa arsye për këtë. Njëra prej tyre është se çështja ekziston për 10 vjet dhe së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, serbët në Kosovë do të kthehen në institucione. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të qetësojmë të gjithë situatën, sepse është e nevojshme”, theksoi ai.

Hill shtoi se duhet ende shumë punë për të bërë, por pjesa më e rëndësishme e punës është zbatimi i marrëveshjes.

Ndonëse marrëveshjet për Asociacionin u arritën në vitet 2013 dhe 2015, ishte Gjykata Kushtetuese, ajo e cila tha se marrëveshja e fundit nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia vazhdon të insistojë në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një Asociacionin njëetnik, i cili, sipas saj, do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ç’rast, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika