Krerët e institucioneve pritet të bëjnë homazhe në Prekaz

Krerët e institucioneve të Kosovës pritet të shkojnë për homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz

Varrezat e familjes Jashari

Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, këtë të hënë do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryeministria dhe Presidenca, përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se këto homazhe do të bëhen nesër me fillim nga ora 10:00.

Homazhe te varrezat e familjes Jashari, pritet të bëjnë edhe krerët e partive opozitare.

Në natën mes 4 dhe 5 marsit të vitit 1998, regjimi serb i Sllobodan Millosheviç-it kishte ndërmarrë një sulm të gjerë në Prekaz të Drenicës, për ta goditur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkatësisht drejtuesin e saj, komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij.

“Epopeja e UÇK-së” është ngjarja, me të cilën, për tri ditë me radhë kujtojmë komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij, të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Në këtë ditë, nderohen të gjithë, dëshmorët dhe martirët, të cilët dhanë jetën për një Kosovë të lirë e të pavarur.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika