Bebe Rexha u godit me slime-n e famshme të Nickelodeon

Këngëtarja Bebe Rexha, gjatë performancës live në eventin e ndarjes së çmimeve, "Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023", është ndeshur me një befasi të sikletshme, ku fansat i kanë hedhur slime të gjelbër për ta bërë paraqitjen e saj më interesante

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar live në eventin e ndarjes së çmimeve, “Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023”.

Ajo ka interpretuar për publikun hitin e saj “I’m Good (Blue)”, me të cilin u nominua për një çmim “Grammy”.

33-vjeçarja është dukur tejet tërheqëse e veshur me një kostum të bronztë, i cili theksonte vijën e saj të trupit.

E shoqëruar nga një trupë e baletit, Rexha ka kënduar live këngën e saj hit, e cila për shumë kohë qëndroi e para në top-listat britanike dhe amerikane.

Në fund të performancës, Bebe Rexha u lag me një ngjyrë të gjelbër, e cila ishte menduar si një “befasi e pakëndshme” në fund interpretimit.

Për ta bërë më interesante, organizatorët kishin menduar këtë ide, e cila sado e sikletshme të duket, e ka bërë edhe më interesante performancën e Rexhës.

Artistja përndryshe e ka nisur mbarë dhe suksesshëm këtë vit, mes sukseseve të vazhdueshme nga bashkëpunimi i suksesshëm “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika