Jasharaj: Ka pakënaqësi për pagat, por arsimi është vënë në një pozitë më të mirë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se punëtorët e arsimit kanë pakënaqësi sa i përket vlerës së koeficientit të caktuar nga Qeveria e Kosovës.

Por sipas tij, megjithatë arsimi është vënë në pozitë më të mirë sa u përket pagave, teksa shtoi se më mirë të ketë ngritje modeste të pagave sesa të fillohet me përpilim të një ligji të ri.

“Pakënaqësi ka, nuk jemi të lumtur me vlerën e koeficientit, jemi deri diku të lumtur me koeficientet si të tillë, sepse e kanë vënë arsimin në një pozitë me të mirë. Kemi vlerësuar se më mirë është ta kemi një ligj që për momentin sjell një ngritje modeste, sesa të ndodhë si herët e kaluara që ligji të kthehet në pikën zero e pastaj të kemi angazhime e përplasje për të pasur një ligj të ri”, tha ai.

Jasharaj tha se mësimdhënësit ende ballafaqohen me sfida të tjera, ku sipas tij, beteja e radhës do të jetë plotësimi i kushteve të punës për mësimdhënie.

“Kolegët e mi do të vazhdojnë betejën për dije, por në kushte që nuk i ngjasojnë shekullit 21. Shkollat tona janë të bukura nga jashtë, por brenda janë shumë bosh, sepse mungojnë mjetet bashkëkohore të punës. Mësimdhënësit do të ndiheshin më mirë bashkë me nxënësit sikur të kishin mjetet si: laptopë, lidhje me internetin, projektorë, etj, për t’i bërë më interesantë njësitë mësimore, teksa ata ende e zhvillojnë mësimin me shkumës e tabelë, me tekste shkollore që jo rrallë janë kritikuar me arsye e që nuk korrespondojnë me kurrikulat”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika