Një polic ka humbur jetën pas rënies në pus

Një polic i Kosovës, ka humbur jetën pasi ka rënë në një pus në fshatin Gradicë të Drenasit

Ilustrim

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën të shtunën pasdite, në fshatin Gradicë të Drenasit, pasi, i njëjti, kishte rënë në një pus.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rreth orës 17:00 të së shtunës, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit.

“Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë  në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima, 53-vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën në një bunar”, thuhet në raport.

Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Këtë e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin, Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin  e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sa i përket këtij rasti, ajo ka konfirmuar se viktima është pjesëtar i policisë ndërsa për detaje të tjera në lidhje me vdekjen e tij, cilësohet si vdekje e dyshimtë pasi ende është në pritje raporti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore(IML).

Ndryshe, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Muja, këtë vdekje e ka quajtur tragjike.

“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht zyrtarit policor në Drenas, Xhemajl Muja. Ngushëllimet me të sinqerta familjes Muja për humbjen e Xhemajlit”, është shprehur Lladrovci.

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se Xhemajl Muja ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 114, ndërsa që nga pas lufta pjesëtar i policisë në Stacionin Policor në Drenas.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika