Rusia bombardon Kharkiv-in

Një person i vrarë dhe pesë të plagosur në Kharkiv

Rusia ka bombarduar qytetin e Kharkiv-it në Ukrainë, si pjesë e fushatës së saj në lindje të vendit. Ndërsa, pretendon se “drafti i një traktati të mundshëm” mes dy vendeve është duke u diskutuar çdo ditë.

Administrata ushtarake rajonale e Kharkiv-it për Telegram ka thënë që një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur “si rezultat i sulmeve të artilerisë dhe mortajave të armikut”.

Kharkiv

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiyy për bombardimet në Kharkiv ka thënëse se “Situata në Kharkiv është e vështirë. Por ushtria jonë, intelegjenca jonë ka shënuar sukses të rëndësishëm taktik”, transmeton “The Guardian”.

Forcat ukrainase kishin rimarrë një fshat të Ruska Luzova-së, “strategjikisht të rëndësishëm” dhe kishin evakuuar qindra civilë.

Kharkiv

Një banore e Kharkiv-it, Antonia ishte kthyer në shtëpi por ajo gjeti një raketë që ishte përplasur në ndërtesën e saj dhe ishte vendosur në banjën e saj. Antonia ka thënë se gjithçka iste e shkatërruar dhe se gjendja ”ishte e frikshme”.

Pas dështimit rus për të mposhtur Kiev-in, Rusia ka intensifikuar bombardimet në rajonin lindor të Donbas-it. Një zyrtar i lartë i NATO-s ka thënë se Rusia kishte bërë vetëm përparime “të vogla” dhe të “pabarabarta” në përpjekjet e saj për të rrethuar pozicionet e armikut, ndërsa forcat ukrainase kundër-sulmoheshin.

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bahkuar, në raportin e saj të fundit të intelegjencës, ka thënë se Rusia është detyruar të bashkojë dhe ridislokojë njësitë nga përparimet në veri-lindje të Ukrainës.

Rusia detyrohet t’i bashkojë njësitë e varfëruara

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika