Donjeta Sadikut i mohohet për herë të tretë pjesëmarrja në Botërorin e boksit

India nuk e njeh Kosovën si shtet dhe Qeveria e këtij vendi nuk po pranon ta pajisë garuesen kosovare me vizë të këtij shteti, e njëherazi Donjeta Sadiku po ndihet e shkatërruar

Donjeta Sadiku po ndihet e shkatërruar.

Boksieres kosovare po i mohohet për herë të tretë një e drejtë elementare – pjesëmarrja në Kampionat Botëror.

Në fakt, India nuk e njeh Kosovën si shtet dhe Qeveria e këtij vendi nuk po pranon ta pajisë garuesen kosovare me vizë të këtij shteti.

Prandaj, boksieria nga Gollaku shpresoi deri sot, në ditën e fundit kur edhe do të duhej të nisej për në Indi, por nuk ka marrë përgjigje dhe shpresat dhe ëndrrat iu shuan.

“Nuk kam marrë ende përgjigje nga India. Federata e Boksit të Indisë e ka lejuar pjesëmarrjen time në Botëror dhe IBA ka thënë se nuk do të ketë problem nga Qeveria e Indisë, ndërsa ministria e jashtme e këtij vendi nuk është përgjigjur ende rreth aplikimit tim për vizë”, deklaroi Sadiku për mediumin indian “PTI”.

“Ministri ynë i Sportit po mundohet të kontaktojë me ta, por i kemi humbur shpresat. Të hënën është dashur të udhëtonim, pasi i kishim blerë biletat, por nuk kemi marrë përgjigje”, shtoi Sadiku.

“Unë nuk e di se përse IBA ia lejoi Indisë organizimin e këtij Botërori, duke e ditur që ky vend nuk më lejoi të merrja pjesë në të kaluarën. Është hera e tretë që Qeveria e Indisë nuk më lejon të marr pjesë në Kampionat Botëror. Jam mjaft e dëshpëruar, e zhgënjyer, kam ushtruar shumë dhe isha mjaft e motivuar të merrja medalje në Indi”, ankohet boksieria kosovare.

Federata e Boksit të Kosovës ka paralajmëruar se do t’ju dërgojë letra krejt Federatave botërore, për t’i njoftuar për padrejtësitë që po i bëhen garueses kosovare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika