Kurti në Strasburg, do të marrë pjesë në takimin për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim - Asociimit me Bashkimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar të martën mbrëma për në Strasburg të Francës.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, kjo vizitë e tij zyrtare do të jetë për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit dyditor, kreu i Qeverisë do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.​

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika