Sulmoi fizikisht babanë dhe tre persona të tjerë, i dyshuari në arrati

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se një burrë në Suharekë ka raportuar se është sulmuar nga djali i tij dhe se përveç tij dyshohet se ka sulmuar edhe tre persona të tjerë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë të martën ka raportuar se është sulmuar nga djali i tij.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari ka sulmuar edhe tre persona të tjerë dhe se ky rast është hapur si “Dhunë në familje”.

Ndërkaq i dyshuari është ende në arrati.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe personave të tjerë. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika