Denoncimi i rrezikut: Nxënësit po qesin haraç

Jonuz Salihaj, njohës i arsimit, në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se nxënësit u qesin haraç atyre që janë shembullorë.

Ai ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për heqjen nga planprogrami të orës së kujdestarisë.

“Sipas hulumtimeve tona, shkollat te na ndikon për shëndetin e fëmijës 17-18%. Ambienti, familja kanë ndikim substancial. Ai fëmijë që është edukuar në suaza të dhunës, ai e shpërfaq dhunën te shokët e vet. Dukuria e haraçit është jashtëzakonisht e përhapur në shkolla. Fëmijët më të mirë, më të dëgjueshëm, shantazhohen duke u thënë: Ti çdo ditë ke me m’i sjell mua nga 5 euro, nëse nuk m’i sjell të pret thika”, ka thënë Salihaj.

Vehbi Mujku nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë ka thënë se pas dhunës në familje, dhuna në shkolla është sfida më e madhe për këtë Qendër.

Mujku ka shtuar se nuk e mban mend që ka pasur ndonjëherë kaq shumë raste të dhunës në shkolla.

“Jo vetëm dhuna fizike, psikologjike, por edhe ajo seksuale. Vetëm gjatë vitit 2022, ne si Qendër kemi pasur 450 raste të të miturve, ku 70% e këtyre rasteve të dhunës janë nëpër shkolla. Raste që i trajtojnë”, ka thënë Mujku.

Ai ka thënë gjithashtu se këto raste janë të rënda, pasi është dashur të intervenojë edhe Qendra për Punë Sociale.

“Pothuajse çdo ditë jemi nëpër shkolla duke i trajtuar këto raste, kryesisht kemi të bëjmë me rrahje mes nxënësve, përdorimi i substancave narkotike, përdorimi i thikave, përdorimi i armëve”, ka thënë me tej Mujku.

Ndryshe, vetëm 20 punëtorë socialë në kryeqytet merren me rastet e dhunës në shkolla.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika