Nisin inspektimet për zbatim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë nisur inspektime rigoroze për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Ky vendim ka ardhur pas një kërkese të ministrit për Bujqësi, Faton Peci, që tha se ka bërë kërkesë për zbatim rigoroz të këtij ligji në ruajtje të shëndetit publik

Foto ilustruese

10 vjet pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, institucionet janë aktivizuar për ta zbatuar atë.

Pas një iniciative të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë, nga kjo e enjte inspektorët e këtij institucioni kanë nisur punën në terren.

Ata kanë inspektuar lokale të ndryshme në Prishtinë dhe kanë dhënë gjoba e që sipas AUV-it ky aksion po zhvillohet edhe në komunat tjera të Kosovës.

“Kudo që po hasim shkelës po e zbatojmë ligjin dhe të gjithë po gjobiten pasi të gjithë janë të njoftuar për ligjin. Tashmë nuk do të ketë vetëm vërejtje por do të ketë vetëm gjoba. Ne sot kemi marr urdhrin e ministrit dhe po e zbatojmë. Kemi bërë gjoba edhe këtu në Prishtinë por edhe në komunat e tjera. Për persona fizik është 50 euro për persona përgjegjës 500 euro dhe për persona juridik nga 3000 euro”, ka thënë Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it.

Ministri Faton Peci njoftoi se ka kërkuar nga AUV masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në terren.

Këtë vendim e kanë mirëpritur qytetarët, veçanërisht ata që nuk e konsumojnë duhanin.

“Mendoj se është vendim i duhur pasi ambienti ku i frekuentojnë njerzëit që se pinë duhanin i pengon dhe më ka penguar goxha shumë pasi nuk jam duhanpirës”, ka thënë qytetari Xhafer Berisha.

“Aty ka njerëz që se pinë duhanin dhe është mjaftë i rrezikshëm, duhet më ju përmbajt rregullave që janë në fuqi në gjithë boten”, është shprehur qytetari tjetër,  Sakip Hoti.

Ligji i miratuar që nga 2013-ta, ndalon  pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura e vende publike por që nuk është respektuar plotësisht asnjëherë.

Madje, ka pasur raste kur ky ligj nuk është respektuar as brenda Kuvendit të Kosovës nga ata që i miratojnë këto ligje.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika