Salihu: Këto 20 vite asnjë Qeveri e Kosovës nuk ka pasur strategji të qartë për Luginën e Preshevës

Në "Debat Plus" të RTV Dukagjini, Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu ka deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bënë diferencime në organizimin politik. I njëjti ka deklaruar se mbetet i hapur për komunikim, strategji e këshilla me Qeverinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu
Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu ka thënë se në 20 vitet e fundit, asnjë Qeveri e Republikës së Kosovës nuk ka pasur një vizion të qartë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Salihu ka thënë se jo më ndryshe po vepron edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili sipas tij, po diferencon në organizimin politik.

“U bë një kohë e gjatë që Kurti të them të drejtën pak diferencon në organizimin politik, në kuptimin e pëlqimeve individuale. Mbaj mend që ka më shumë se një vit që spektri politik anashkalohet në kuptimin e takimit të përbashkët por kryesisht ka pas takime me parti të caktuara e ku në veçanti është diskutuar për çështjen e deputetit në këshillin nacional. Pra, në dijeninë time asnjëherë nuk është diskutuar për çështjen e një strategjie ose një vizioni të Qeverisë së Kosovës kundrejt shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se “Këto 20 vite asnjë qeveri nuk ka strategji të qartë se cili do të jetë pozicioni i Qeverisë së Kosovës kundrejt bashkëkombësve të vet të cilët në prizmin më të zgjeruar janë reflektim i shtetit amë”.

Krahas kësaj, Salihu ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet të krijoj një komunikim me gjithë spektrin politik. Ai ka thënë se si Komunë e Preshevës dhe vet Salihu, është i hapur për komunikim, strategji e këshilla me Qeverinë e Kosovës.

Më herët të enjten, përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë të Komunave të Luginës së Preshevës, përmes një deklarate të përbashkët, kanë kërkuar të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian.

Në dokumentin e siguruar nga RTV Dukagjini, në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.

Ndër të tjera, kërkohet edhe përfshirja e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, me qëllim të barazimit të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me pozitën e serbëve në Kosovë.

Kjo deklaratë është nënshkruar nga përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të tri komunave të Luginës së Preshevës, deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Nacional shqiptar, Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, kryetar i PDSH-së, Ragmi Mustafa, këshilltari i Komunës së Medvegjës, Femi Beja.

EKSKLUZIVE: Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika