Raporti i Policisë, pesë raste të falsifikimit të parave

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se janë raportuar pesë raste të falsifikimit të parave në katër komuna të ndryshme, Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Vushtrri

Fotografi ilustruese nga një aksion i Policisë së Kosovës me kartëmonedha të falsifikuara.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të falsifikimit të parave.

Nëpërmjet raportit 24-orësh, policia ka njoftuar se mashtrimet e raportuara me para të falsifikuara janë hasur në katër komuna të ndryshme të vendit, Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Vushtrri.

Në Komunën e Prishtinës, sipas njoftimit të policisë, një grua ka raportuar se ka hasur në disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara, dhe se rasti tashmë është në procedurë hetimore.

Ndërkaq, në Komunën e Gjilanit, në rrugën “Isa Boletini”, rreth orës 19:30, një grua ka raportuar se nga një person ka pranuar një shumë të falsifikuar prej 100 eurosh.

“Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet nga policia.

Po ashtu, edhe në Komunën e Prizrenit në rrugën “Besim Shala”, rreth orës 12:18, një burrë ka raportuar në polici se ka hasur në disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara, të depozituara nga persona të panjohur.

Dhe, sipas njoftimit, nga policia rasti tashmë është nën hetim.

Po ashtu, në Prizren rreth orës 14:30, një grua ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka hasur në një shumë prej 100 eurosh që dyshohet se është e falsifikuar dhe rasti është nën hetim nga policia.

Ndërkaq, në Komunën e Vushtrrisë, në rrugën “Hasan Prishtina”, më 27 janar, një person ka raportuar se ka pranuar një shumë prej 20 eurosh që dyshohet se është të falsifikuara.

Sipas policisë, shuma e parave është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Kujtojmë se, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar më 14 mars, pas kapjes së një sasie të konsiderueshme të monedhave të falsifikuara në Prizren.

“Dukuria e prodhimit dhe futjes në qarkullim të monedhave të falsifikuara vazhdon të mbetet fakt tejet shqetësues, përveç që një akt i tillë është edhe vepër penale”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës dhe akterët e tjerë të sigurisë janë të angazhuar maksimalisht në lokalizimin dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë aktivitet ilegal.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika