Kryeministri Kovaçevski nikoqir i takimit të Ohrit, pritet t’u adresohet mediave pas fillimit zyrtar të takimit

Të shtunën e 18 marsit, para fillimit zyrtar të fazës tjetër të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri Kovacevski do të takohet me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai pritet të mbajë edhe takime individuale me përfaqësuesit e palëve të dialogut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, do të jetë nikoqir i takimit të ardhshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja, që pritet të mbahet të shtunën në Ohër të Maqedonisë.

Sektori për marrëdhënie me publikun ka bërë të ditur se Kovachevcski do të zhvillojë takime me Lajçak dhe Borrell para fillimit të takimit.

“Të shtunën, më 18.3.2023, para fillimit zyrtar të dialogut, kryeministri Kovacevski do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të tjerë përfaqësues për çështjet rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe do të ketë takime individuale me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se mbrëmjen e së premtes, kryeministri Kovaçevsk takoi të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Aggeler.

Pas fillimit zyrtar të takimit të Ohrit, kryeministri Kovaçevski do t’u drejtohet mediave për këtë ngjarje. Në këtë fjalë të tijën, nuk do të përfshihen pyetje nga mediat.

Takimi i shumëpërfolur i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zhvillohet sot, e shtunë, në Ohër të Maqedonisë.

Që të dy protagonistët tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Pjesë e takimit do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit.

Hera e fundit që kreu i ekzekutivit kosovar ishte takuar me presidentin Vuçiq ishte në Bruksel, më 27 shkurt.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika