Qerkini kërkon nen të veçantë për personat e pagjetur të luftës në Kosovë

Bajram Qerkini, kryetari i organizatës për të pagjeturit e luftës në Kosovë "Zëri i prindërve", ka kërkuar që të ketë një nen të veçantë për të pagjeturit gjatë luftës së fundit në Kosovë

Bajram Qerkini

Bajram Qerkini, kryetari i organizatës për të pagjeturit e luftës në Kosovë “Zëri i prindërve”, ka thënë që kanë rikujtuar disa herë që duhet të ketë një nen për të pagjeturit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Personat e pagjetur duhet të kenë nenin e veçantë e jo në nenin e gjashtë ku përzihet me politikë, jashtë politike”, ka thënë Qerkini në edicionin special të RTV Dukagjini, duke shtuar se nuk kanë ndonjë marrëveshje tjetër.

Qerkini kërkon që neni për personat e pagjetur të jetë human dhe bisedat që bëhen mes dy palëve të jenë njerëzore, pa u përzier me çështje politike.

“Në qoftë se vazhdon me politikë do të vazhdojë dhe me shekuj”, ka thënë ai, duke shtuar se ka bërë me dije që nuk kanë qetësim nëse nuk ka një pikë të veçantë për personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika