Kovaçevski pas takimit me Kurtin e Vuçiqin: I inkurajoj palët të jenë konstruktive dhe të kenë një ditë produktive

Gjersa ka inkurajuar palët të tregohen konstruktive në dialog, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u ka uruar sukses, duke thënë se beson që dialogu është i rëndësishëm dhe mënyra e vetme drejt një zgjidhjeje në një botë demokratike. Si i tillë, ai ka thënë se dialogu ka mbështetjen e tij

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq  ka deklaruar se ka inkurajuar palët që të kenë një ditë produktive duke u treguar konstruktivë.

Ohri i Maqedonisë është vendi i takimit ku do të zhvillohet pjesa tjetër e dialogut Kosovë-Serbi. Nikoqiri i këtij takimi ka zhvilluar takime individuale me të dy negociatorët e palëve të dialogut dhe para fillimit të takimit zyrtar, në fjalën e tij për media ka bërë të ditur se u ka uruar fat.

“Këtë mëngjes me kërkesën time, u takova me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. Do të doja që personalisht të potencoj rëndësinë që ne, si të qenurit shtet fqinj i Kosovës dhe Serbisë, t’ju uroj sukses në këtë dialog, sepse besoj që është e rëndësishme dhe mënyra e vetme drejt një zgjidhjeje në një botë demokratike në shekullin e 21”, ka deklaruar ai.

Ai ka inkurajuar palët të jenë konstruktive në dialog.

“I inkurajoj palët të jenë konstruktive dhe të ketë një ditë produktive”, ka deklaruar ai.

 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika