Kamberi: Nënshkrimi përfundimtar i marrëveshjes do të sjellë një mundësi të re për Luginën e Preshevës

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se nënshkrimi përfundimtar i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë një situatë dhe mundësi të re për Luginën e Preshevës

Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se në planin franko-gjerman nuk përmendet drejtëpërdrejt Lugina e Preshevës, por sipas tij, në preambulën e dokumentit përmendet çështja e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave.

“Shpresoj të ketë një dakordim sot për çështjet e mbetura nga takimi i kaluar, dhe pse nuk mund të pritet ndonjë nënshkrim spektakolar, sepse ky do të jetë një proces”, ka thënë Kamberi.

Kamberi në edicionin special të RTV Dukagjinit ka thënë se nënshkrimi përfundimtar i marrëveshjes do të sjellë një situatë dhe mundësi të re edhe për Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të duhej të sillte edhe normalizimin e trajtimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga Serbia.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika